Një shtetas grek u arrestua nga polcia kufitare e Shqipërisë në Kakavijë tre ditë më parë (me 14 prill).

Shtetasi grek me iniciale E.F 49 vjeç po udhëtonte me makinën e tij me targa ‘ina 253’ por pas kontrolleve në makinë policia kufitare gjeti një sasi prej 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët shtetasi grek i kishte fshehur në një valixhe metalike.

Pas arrestimit të tij policia shqiptare në bashkpunim me policinë greke bënë kontorlle në shtëpin e grekut të arrestuar i cili po mbahet në komisariatin e Gjirokastrës.

Sipas mediave greke Departamenti i Sigurisë në Janinë pas kontrolleve në banesë u shokuan nga ajo që gjetën. Raportohet për një arsenal armësh dhe municionesh të ndryshme.

Në shtëpinë e grekut në Janinë banonte gruaja e tij 42-vjeçare e cila po hetohet gjithashtu. Mediat greke bëjnë me dije se në shtëpi grekut i janë gjetur:

Policia gjeti dhe konfiskoi:
(13) monedha të lashta, që datojnë në kohët e vonshme romake, enë prej argjile,
(5) armë, ‘shotgun’ , pushkë lufte, revolver dhe revolver ‘click’ , detektorë metali jofunksional,
(782) fishekë arme zjarri dhe fishekë gjuetie,
(1) kg dinamit,
(15) paketa silikoni e xhelatine, me një peshë totale (6) kg,
(116) gram pluhur,
(44) detonatorë dhe (3) ndezës,
(42.6) metra tel dhe (32.87) metra litar me galvanizim të nxehtë,
(2) revista revolucionesh,
(3) thika, (2) thika dhe bajoneta,
(28) porta wirlessi,
(33) pajisje gjuetie dhe armë zjarri
Shtetasi grek E.F., akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakROMANI I VIKTOR HYGO, SHITJE REKORD,SKENAT E ZJARRIT TE ‘KATEDRALJA E PARISIT’
Artikulli tjetërÇMIMI LETRAR “KADARE”, 50 EMRA NË GARË