50 dorëshkrime të shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptare janë në garën për të fituar çmimin letrar Kadare për vitin 2019.

Juria e kryesuar nga Alda Bardhyli në fund të muajit prill do të përzgjedhë 10 dorëshkrimet më të mira të cilat do të vazhdojnë konkurrimin.

Në edicionin e 5-të të cmimit letrar ‘Kadare’ konkurrente janë të njohur si Ylljet Alicka e Mimoza Hysa.

Fituesi i çmimit do të shpallet në qershor, ku do të akordohet dhe vlera prej 10 mijë eurosh. Në edicionet e shkuara fitues janë shpallur Rudolf Marku, Shkëlqim Cela, Musa Ramadani dhe Virgjil Muçi.

Artikulli paraprakU KAP NË TENTATIVË PËR TË KALUAR FISHEKË NGA SHQIPËRIA DREJT GREQISË, POLICIA I GJEN ARSENAL ARMËSH NË BANESË
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET AUTOBUSI ME TURISTË NË PORTUGALI, 28 TË VDEKUR