Vëlla e motër,kjo e fundit shtatzënë kanë shpërthyer në lot teksa po hynin në Gjykatën e Lezhes, pasi tre ditë më parë u kapën nga policia me tre mina me telekomandë.

Gjatë momentit të hyrjes në gjykatë, vëlla e motër shpërthyen në lot ndersa babai i tyre duke folur për mediat tha se,nuk ishte fare në dijeni të cështjes dhe foli për kushtet e vështira me të cilat familja e tij përballet cdo ditë.

Gjykata e Lezhës la në burg Armand Lukanin ndërsa ndaj të dyshuarës Amelda Elezi është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Në vendimin e dhënë sot,

Gjykata e Lezhës kërkon që e dyshuara Amelda Elezi të mos largohet nga banesa e ndodhur në lagjen “Spile” qyteti Himarë, deri në përfundim të procedimit penal të ngritur ndaj saj.

Në rastet e nevojave urgjente mjekësore, për tu paraqitur në qendrat shëndetësore apo spital, Elezi duhet të njoftojë policinë gjyqësore, pranë Komisariatit të Policisë Lezhë.

Artikulli paraprakKANABIS DHE NDËRTIM PA LEJE, DY TË ARRESTUAR NË KURBIN
Artikulli tjetërPAS KËRCËNIMIT TRAJNERI CANAJ NË ANGLI, ENDE S’KA VENDIM