Gjykata e shkodres ka dhene burg pa afat per 2 te rinjte nga fushe kruja , te cilet u kapen pak dite me pare me 70 kg kanabis.

Ka qene kjo masa e arrestit e dhene nga togat e zeza te gjykates se Shkodres per Fatbardh Hoxhen 26 vjec banues ne Fushe Kruje dhe kledi xeka 26 vjec po nga FUSHE Kruja. Policia e Shkodrës ka kryer diten e merkure operacionin e koduar “Ndalesa e Fundit” në Malësi të Madhe, ku janë arrestuar dy persona që po trafikonin 70 kg kanabis. Personat e arrestuar janë identifikuar si shtetasit: Fatbardh Hoxha, 26 vjeç, banues në Komes të Fushë Krujës; dhe Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj po të Fushë Krujës.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, nga i njëjti qytet, te cilet akoma nuk jane vene ne pranga. Ngarkesa prej 70 kg kanabis po transportohej me një mjet tip “Golf” me targë “AA 077 RZ”, i drejtuar nga 26-vjeçari Hoxha. Edhe bashkëpunëtori i tij, Xheka ishte në drejtimin e një automjeti tjetër, për të ndihmuar në transportimin e kanabisit. Ndaj të ndaluarve u ngrit akuza “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakSHOQATËS SË INVALIDËVE, E AMORTIZUAR
Artikulli tjetër“ANTOLOGJIA E POEZISË SË PABOTUEME”