Vetëm një ditë para zgjedhjeve ka reaguar kritikja më e madhe e Bashës e lënë jashtë liste, Jozefina Topalli. Me anë të një mesazhi në Facebook, Topalli ka një mesazh për të gjithë votuesit të cilët nesër do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do të qeverisë edhe 4 vite të tjera.

Jozefina Topalli u rikujton shqiptarëve thënien e famshme të George Orëell. “Populli që zgjedh politikanë të korruptuar, nuk është viktimë… por bashkëpunëtor”-poston Topalli. Rikujtojmë që Jozefina Topalli bashkë me Majlinda Bregun, Astrit Patozin dhe 25 emrave të tjerë, janë lënë jashtë listës së PD-së dhe si rrjedhojë s’do mund t’I shohim më për katër vite në Kuvend.

Artikulli paraprakSHITBLERJA E VOTËS, DEMIRAJ PËRGËZON AKSIONET NË SHKODËR E VLORË
Artikulli tjetërKOMISIONERËT E QV, SËRISH VONESA