Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës rifillon pasi u pezullua përkohësisht pas një vendimi të arbitrit francez Delajod W., i këshilluar edhe me asistentët dhe me UEFA, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024. Gjithçka nisi pasi disa tifozë rumun ndezën mjete piroteknike dhe situata në stadiumin Arena Nationala (Bucharest) sa erdhi dhe u përkeqësua. Gjithashtu, në tribuna u shfaq edhe baneri “Kosova është Serbi”.

Pasi u mbajt takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve, u vendos që takimi të rifillojë. Natyrisht, ishte paralajmërimi i fundit dhe nëse përsëriten thirrjet raciste, kryesori ka mundësinë të anulojë përfundimisht ndeshjen.

Vlen të theksojmë se Rumania është një nga vendet e Bashkimit Europian, të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në vitin 2023 flasim për zhvillim, por sërish sporti ngatërrohet me politikën.

Ne Baze

Artikulli paraprakLUIZA GEGA SHKËLQEN NË GARAT E ATLETIKËS
Artikulli tjetërTË MËRKURËN KA ARDHUR KOHA TË JETONI PA FRENA PASIONET TUAJA… HOROSKOPI PËR SOT