Një gomone e nisur nga brigjet shqiptare është kapur gjatë natës në Itali.
Kanë qenë motovedetat e Guardia di Financa të Brindisit që kanë pikasur gomonen dhe më pas e kanë ndjekur duke e kapur.

Brenda saj është gjetur jo pak, por 2.5 ton kanabi shqiptar.
‘Droga e kapur vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë, që kontrollohen nga mafia lokale’, shkruajnë mediat italiane.

Qendra e GDF në Brindisi ka bërë të ditur se, nuk ka kapur dot trafikantët që ishin në gomone, pasi ata kanë ikur.

Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetëra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

Artikulli paraprakKRISMA PISTOLETE TE ‘ASTIRI’, POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërCEREMONIA,3 FËMIJËT NUK I THANË DOT LAMTUMIRË NENES