Sa i takon vendimit që deputeti Mhill Fufi është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, një reagim ka ardhur nga vetë ai.

Deputeti Mhill Fufi  ka thënë se vendimin e grupit të Partisë Demokratike e ka mësuar nga media. Ai shton më tej se zyrtarisht nuk i është komunikuar asgjë. Shkak për përjashtimin e tij është fakti që Mhill Fufi qëndroi në Parlament gjatë votimit të ligjeve të mazhorancës, ndryshe nga deputetët e opozitës që u larguan nga salla. Sakaq, grupi parlamentar i demokratëve kishte marrë vendim që do të braktiste votimin e ligjeve të qeverisë në Parlament, si shenjë bojkoti për keq qeverisjen e vendit dhe situatën e drogës.

Artikulli paraprak4 NËNTOR, 26 VITE NGA MESHA E PARË NË RR’MAJ
Artikulli tjetërAHMETAJ – RROGAT RRITEN NGA DATA 1 MARS 2017, PENSIONET INDEKSOHEN 3%