Carmen Jimenez është një grua nga Spanja që i ka gënjyer të gjithë duke i thënë se është e verbër pasi nuk kishte dëshirë të përshëndeste tjerët.

Ajo mund të jetë një nga personat më anti-social pasi ka zgjedhur që ti thojë të njëjtën gjë edhe familjarëve të saj, përfshirë bashkëshortin. Tani është në moshën 57-vjecare dhe ka zgjedhur këtë gënjeshtër sepse ka patur një dëmtim në sy, të cilin e përdori për të thënë se është e verbër.

Familjarët e saj kanë dyshuar disa herë, por në momentin që kanë zbuluar të vërtetën nuk i ka mbetur të bëjnë asgjë tjetër përvec se ta mbështesin. “Ndihesha e lodhur kur ndaloja të përshëndesja njerëz, nuk kam qenë kurrë shumë sociale dhe të bëja si e verbër më ka shmangur nga shumë angazhime sociale,” -tha ajo për mediat spanjolle.

Artikulli paraprakBRITANIA MBAN ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME
Artikulli tjetërIPHONE BËN NJË NDRYSHIM TË MADH