Kualifikimi për në raundin tjetër të Euro 2016 ka një shpërblim më të madh sesa vetë kualifikimi.

Kështu, nëse Shqipëria kalon grupin pritet të shpërblehet nga UEFA me afro 10 milion euro Shqipëria dëshiron ta shfrytëzojë në maksimum pjesëmarrjen e saj të parë në një kampionat Europian. Kuqezinjtë, që janë një prej surprizave të këtij edicioni, do të kërkojnë të vazhdojnë befasinë në kontinent. Por, përveç të qenit një paraqitje dinjitoze, ajo shoqërohet edhe me shpërblime shumë të majme. Kualifikimi për në raundin tjetër të turneut ka një shpërblim më të madh sesa vetë kualifikimi. Vetëm fakti që Shqipëria është pjesë e fazës në grupe të “Euro 2016”, i ka dhuruar Federatës së Futbollit një pagesë prej 8 milionë eurosh. Tashmë ka në dorë mundësinë që ta mbushë arkën më tepër. Çdo fitore në grupe shpërblehet me 1 milion euro, ndërsa barazimi me 500 mijë të tjera. Në rast se ia dalin që të sigurojnë një “biletë” për në 1/8-tat, duke qenë se kalojnë 16 nga 24 pjesëmarrëse, premio e radhës do të ishte prej plot 9.5 milionë eurosh. Por, duke ditur që kualifikimi nuk realizohet pa 0 pikë, atëherë për çdo kombëtare, minimumi matematikor do të ishte prej 10 milionësh. Në total do të varionte nga 18-22 milionë euro për Shqipërinë. Një fond që do të ishte ndihmë e madhe investimesh në futbollin vendës, i cili vazhdon të vuajë probleme të mëdha. Djemve të De Biasit u kanë mbetur edhe dy takime në dispozicion, pasi dështuan që të evitojnë humbjen kundër Zvicrës. Për të kaluar në raundin tjetër mund të mjaftojë një fitore, por duket se “finalja” e kuqezinjve do të jetë pikërisht kundër Rumanisë, e cila u mund në Franca në takimin hapës të kompeticionit. Gjithsesi, të mërkurën do të kërkohet që të surprizohet vendi organizator, Franca, ndaj të cilit kanë arritur rezultate pozitive në miqësoret e fundit.

Artikulli paraprakSEKRETARI BELG : MOS KËRKONI AZIL NË BEGJIKË SE NUK DO TË PRANOHET
Artikulli tjetërSHQIPTARËT PUNOJNË MBI NORMË, TUKAJ: EDHE SHKODRA