Keto pamje flasin per masakren qe po I behet liqenit te Shkodres nga derdhja e pandalur e ujrave te zeza ne shtratin e tij.

Prej disa vitesh ujrat e zeza te qytetit te Shkodres perfundojne ne kete liqen, fenomen ky qe akoma nuk po gjen zgjedhje. Keto jane pamjet qe te ofrohen ne mes te dites dhe askush nga institucionet pergjegjese nuk e ve ujin ne zjarr per rrezikun qe paraqit kjo situate.Pervec eres se rende dhe rrezikut qe sjellin papasterite pergjate shetitores se Molos’ ujrat e zeza qe derdhen ne lumin Buna duke u shperndare me pas ne liqen jane duke e ndotur ndjeshem ate ,ndotje kjo qe lejon demtimin e resurseve peshkore, por ne kete periudhe ku temperaturat shenojne maximumin e tyre mund te behen shkak edhe per perhapjen e ndonje epidemie te mundshme. Por ujrat e zeza nuk jane I vetmi faktor qe cdo dite e me teper po e kthejne liqenin e Shkodres ne nje mocal te vertet, pasi edhe hedhja e inerteve dhe mbeturnave te ndryshem dhe ndertimi I by pass cilesohen nga ambjentalistet si shkatrrimtaret e vertet te kesaj bukurie natyrore. Nderkohe, edhe pse nje zone shume e rendesishme e zhvillimit te turizmit ne te gjithe rajonin e Shkodres, institucionet pergjegjese nuk po merr masat e duhura per te vendosur ne fuksion stacionin e pompave te perpunimit te ujrave te zeza me qellim zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi.

Artikulli paraprakISH – TË PËRNDJEKURIT, SHPËRNDAHET KËSTI I 6-TË I DËMSHPËRBLIMIT
Artikulli tjetërTROTUARET NË PERIFERI TË PAPASTRUARA PREJ SHUMË KOHËSH