Ujërat e zeza dhe betonizimi janë dy problemet kryesore në Liqenin e Shkodrës dhe në Lumin Buna.

Këto probleme janë thelbësore, të cilat kanë ndikuar negativisht në cilësinë e ujit të këtyre zonave të mbrojtura ujore në afërsi të Shkodrës.

Kështu u shpreh Diana Bejko, përfaqësuese e Formunit Shqiptar Liqeni i Shkodrës, gjatë një takimi të zhvilluar në bashkëpunim më Administratën e Zonave të Mbrojtura.

Tema e këtij takimi ishte “Informimi i palëve të interesit mbi gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet në minimizimin e impakteve negative në Zonat e Mbrojtura, Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna, si dhe ngritja e grupit të ekspertëve për advokim.”

Takimi u zhvillua në kuadër të programit “Seniora”.

Ndërhyrja më emergjente, si duket, është problemi i ujërave të zeza. Hedhja e tyre është një ndër shkaktarët kryesor të ndotjes.

 

Artikulli paraprakSERBËT DHE RUSËT BASHKË KUNDËR ZVICRËS. NDALOHEN RREPTËSISHT FLAMUJT E KOSOVËS NË KALININGRAD
Artikulli tjetërSHTOHEN RASTET E VETËVRASJEVE ME FOSTOKSINË