Kush ka detyrim të blejë për nevoja bujqësore lëndën e fostoksinës do duhet të kalojë procedura të forta deri në sigurimin e kësaj lënde. Në fakt në shumë raste koha e ka vërtetuar se fostoksina mund të blehet fare lehtë kudo nëpër farmacitë bujqësore.

Në Shkodër në dy muaj sipas statistikave numërohen dy viktima të vethelmuar me fostoksinë. Rasti më i fundit ndodhi një ditë më parë në Shkodër ku një 73 vjecar i ka dhënë fund jetës duke u vethelmuar.

Ndërkohë në 30 maj të këtij viti ndërroi jetë një vajzë 12 vjecare nga Vau i Dejës e cila u vethelmua duke përdorur fostoksinë.

Pak orë pasi u dërgua në spital pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët ajo nuk ka arritur që të mbijetojë duke u ndarë nga jeta.

Sipas mjekut toksikolog Alban Haxhi bluzat e bardha e kanë të pamundur të shpetojnë jetën e të helmuarve me fostokisnë për shkak të efektit të shpejtë që ajo jep në organizëm.

Megjithatë Haxhi thotë se kërkohen fushata sensibilizuese nga shoqëritë civile apo vetë shteti që në fakt nuk po përdor politika të tilla.

Sipas specialistëve bëhet e ditur se ky lloj helmi tregtohet në vende të pasigurta, madje ai shitet dhe nga tregtarët ambulantë nëpër rruge.

Është detyra e organeve ligjore apo edhe e Ministrisë së Bujqësisë që të ndalojë tregtimin e fostoksinës vend e pa vend.

 

Artikulli paraprak“UJËRAT E ZEZA, PROBLEM PËR LIQENIN E SHKODRËS”
Artikulli tjetërFESTA E GURIT TË ZI