Një linjë e dëmtuar dhe amortizuar prej vitesh në njësinë Velipojë tashmë do të jetë krejtësisht e re. Ky investim është bërë nga ndërmarrja ujësjellës kanalizime në Shkodër, pjesë e bashkisë Shkodër. Shkak për heqjen e linjës së vjetër dhe vendosjen e tubacioneve të reja është bërë furnizimi jo i duhur me ujë për fshatin Reç në Velipojë por edhe për një pjesë të konsiderueshme të plazhit të Velipojës. Punimet i ndoqi nga afër vetë drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime qytet Mark Molla

Ky investim i bërë në këtë linjë të furnizimit me ujë në njësinë Velipojë pritet që të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë për gjithë zonën atje duke qenë se është një prej pikave kryesore që çon ujin e pijshëm në plazh por edhe fshatin Reç të kësaj njësie

Banorët e fshatit Reç por edhe biznese hoteliere disa herë kanë shprehur shqetësimin e tyre për furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të problemeve që shkaktonte kjo linjë dhe pavarësisht riparimeve nuk ka patur një zgjidhje. Tashmë me këtë investim ky problem nuk do të jetë më për shumë vite.

Artikulli paraprakA DUHET TË MBYLLEN FASONERITË? META: CDO NËNVLERËSIM DO TË ISHTE KOSTO
Artikulli tjetërMANASTIRLIU: NGA FILLIMI I MAJIT MUND TË LIROHET LËVIZJA ME MAKINË BRENDA NJË BASHKIE