Grupet e Task Forcë të Agjencisë Kombëtare të Ujesjëllës Kanalizime, AKUK erdhën në mbështetje të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Shkodër për vijimin e Reformës së Ujit ndaj debitorëve me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura por edhe respektimin e ligjit nga qytetarët. Katër grupe të AKUK u shpërndanë sëbashku me grupet E UKQ Shkodër në zona të ndryshme të qytetit për përcaktimin e kontratave informale dhe lidhjet e paligjshme për të bërë të mundur formalizimin e çdo abonenti familjar apo biznes dhe për furnizimin sa më të mirë me ujë të pijshëm në pesë bashkitë e qarkut Shkodër.

Përgjegjësi i Task Forcës të UKQ Shkodër Armand Mjeda tha se nga 22 mijë debitorë në fillim të Reformës, aktualisht ky numër është ulur në 18 mijë kjo falë edhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të shlyer pagesat e prapambetura dhe për të bashkëpunuar për formalizimin e kontratave dhe nënshkrimin e akt-marrëveshjeve.

Task Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit do të jetë e pranishme përgjatë gjithë vitit në periudha të ndryshme në mbështetje të grupeve të UKQ Shkodër qoftë për mbledhjen e debive tek abonentët por edhe për eleminimin e shkeljeve dhe lidhjeve të paligjshme. Përgjegjësi Mjeda falenderon qytetarët për bashkëpunimin në këtë nisëm për Reformën e Ujit.

Ujësjellësi i Shkodrës bën me dije se aksionet në terren do të jenë të përditshme për zbatimin sa më të saktë të Reformës së Ujit që në fokus ka uljen e numrit të debitorëve, akt-marrëveshjet dhe eleminimin e lidhjeve të paligjshme dhe çdo shkelje tjetër nga qytetarët.

Artikulli paraprakNGA SOT, LLOGARI BANKARE FALAS PËR PENSIONISTËT E PERSONAT ME NDIHMË EKONOMIKE! BRENDA VITIT PENSIONI DO MERRET NË BANKË
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 03.04.2024