President i SHBA-ve Joe Biden gjatë një mbledhjeje fondesh tha se si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shumë të tjerë nuk i kanë ‘vënë veshin’ paralajmërimeve të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për një pushtim të mundshëm të Rusisë.

“Zelensky nuk donte të dëgjonte, shumë nuk donin të dëgjonin”, u shpreh Biden.

Lidhur me deklaratat e presidentit amerikan ka reaguar Këshilltari i Presidencës ukrainase i cili tha se Ukraina ishte në dijeni të paralajmërimeve ndaj një sulmi të mundshëm rus madje dhe nga vetë Inteligjenca e vendit, duke theksuar se nëse do të merrnin armë të rënda në janar, do të ishte një situatë ndryshme. Podolyak, iu përgjigj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky nuk dëshironte të dëgjonte parashikimin e SHBA-së për një pushtim nga Rusia.

Këshilltari i presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak tha se Ukraina ishte duke u përgatitur për këtë sulm që nga viti i kaluar dhe se ata ishin paralajmëruar për sulmin jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga vetë Inteligjenca ukrainase. Podolyak në vend të kësaj vuri në pikëpyetje se çfarë kanë bërë vendet e tjera për të ndaluar Moskën.

“Nëse do të kishim filluar të merrnim armë të rënda në janar, situata mund të ishte ndryshe”, shkroi Këshilltari në Twitter.

Artikulli paraprakPOLITIKANI I NJOHUR NË FESTËN SHQIPTARE NË NJU JORK
Artikulli tjetër“USHTRISË SONË PO I MBAROJNË MUNICIONET”, UKRAINA: THIRRJE PËR NDIHMË URGJENTE USHTARAKE NDËRKOMBËTARE