Skuadra e Vllaznisë vazhdon përgatitjet në Ulqin të Malit të Zi në fazën përgatitore që po zhvillohet atje.

Edhe kuqeblutë po stërviten në kushtet jo shumë të favorshme atmosferike. Fotografitë e disa prej futbollistëve të postuara në rrjetet sociale tregojnë se edhe Ulqini është përfshirë nga reshjet e borës. Temperaturat minus në Ulqin nuk ndihmojnë edhe aq shumë zhvillimin e seancave normale të stërvitjes. Pavarësisht kësaj trajneri Armando Cungu ka vijuar me parapërgatitjen e futbollistëve përpara rinisjes së kampionatit. Deri më tani grupi i lojtarëve që ndodhen në fazë përgatitore është i njëjti dhe nuk ka ndryshime çka do të thotë se ende nuk ka lojtarë në provë. Megjithatë burime pranë kuqebluve bëjnë me dije se shumë shpejt pritet që disa lojtarë t’i bashkohen pjesës tjetër. Bëhet fjalë për një sulmues dhe një mesfushorë të cilët mund të mbërrijnë në orët e mbrëmjes të së premtes në Ulqin për t’u provuar nga ana e teknikut Cungu. Ende nuk shumë informacion për dy lojtarët por burimet bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për lojtar shqiptar por për futbollistë të huaj. Ende nuk dihet gjithashtu niveli i këtyre fubollistëve. Megjithatë pritet që të qëndrojnë disa ditë në provë dhe më pas të merret një vendim për ta nëse do jenë të vlefshëm për të firmosur me Vllazninë apo do të kthehen mbrapsht siç ka ndodhur në pjesën më të madhe të kohës. Shkodranët kanë nevojë për përforcime për shkak se edhe ekipet e tjera rivalizuese kanë marrë lojtarë por klubi nuk gjendet në një moment të mirë përsa i përket financave gjë e cila e ka provuar në gjetjen e lojtarëve cilësor.

Artikulli paraprakSHKODËR – HAN I HOTIT, POLICIA MONITORON LËVIZJET
Artikulli tjetërKULT – 01.12.2017