Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se opozita do publikojë të hënën prova dhe fakte pse sipas tij projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” është korruptiv.

Nga protesta e banorëve të “Astirit” të cilët edhe sot të drejtuar nga Basha dhe deputetët e PD bllokuan rrugën, Basha i kërkoi Ramës të anulojë projektin.

Nesër do publikojmë fakte të reja për këtë projekt korruptiv. Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt megavjedhje. Prokuroria nuk ekziston, nuk ka, se po të kishte prokurori ky djal që u rrah, ata që e rrahën do kishin frikë nga prokurorët.

Është i njëjti segment, i pari është ndërtuar me 8 mln euro për km, ky tani do ndërtohet me 20 mln euro për km. Është një vjedhje ashiqare, 20 mln euro/km. Një nga kompanitë këtu është regjistruar në parajsa fiskale. Edi Rama që të vjedhë këto paratë, kërkon të nxjerrë këta njerëz nga shtëpitë.

Basha ka dënuar edhe dhunën që sipas tij ka ushtruar policia ndaj banorëve të “Astirit” mes të cilëve edhe të miturve. Ndërkohë nuk mungojnë në këtë protestë as deputetët e LSI si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi.

Artikulli paraprakRAMA TREGON PSE PROPOZOI RIDVAN BODEN PËR NË BSH: BANKA NUK ËSHTË AS E PARTIVE DHE AS E KADRINJVE
Artikulli tjetërFESTA E PAVARËSISË, MARATONA ULQIN-SHKODËR