Procedohet nga policia kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të PD dhe LSI që morën pjesë në protestën e opozitës te “Unaza e Re” në datën 23 nëntor, në mbështetje të banorëve të “Astirit”.

Mes deputetëve të tjerë të proceduar nga radhët e PD janë Flamur Noka, Genc Pollo dhe Enkelejd Alibeaj.

Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë akuzohen për 3 vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë në njoftimin e policisë të proceduarit jepen vetëm me iniciale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.

Pasditen e të premtes së 23 nëntorit, në mbështetje të banorëve të “Unazës së Re” ishin edhe kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetë të PD dhe LSI. Ata bllokuan për rreth dy orë me radhë qarkullimin e automjeteve në “Unazën e Madhe” duke shkaktuar kaos në trafik.

Artikulli paraprakHARROJNË SOBËN E GATIMIT NDEZUR, PËRFSHIHET NGA FLAKËT APARTAMENTI
Artikulli tjetërPËRURIMI I SHTATOREVE NE PRIZREN, RAMA: ASNJË TOKË SHQIPTARE TË MOS U JEPET TË HUAJVE