Në 71 vjetorin e krijimit të UNICEF, Presidenti i vendit Ilir Meta ka apeluar për reflektim për të sotme dhe të ardhmen e fëmijëve.

Në një postim në fb, Meta kërkon rritjen e përkujdesit dhe dashurisë ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre pa kujdes prindëror, si dhe promovimin e të drejtave të tyre për t’ju garantuar të ardhmen në një Shqipëri më njerëzore. UNICEF u themelua nga Kombet e Bashkuara më 11 dhjetor 1946 si një fond për të përmbushur nevojat emergjente të fëmijëve pas luftës në Evropë dhe Azi. Në vitin 1950 mandati i UNICEF u zgjerua për të trajtuar nevojat afatgjata të fëmijëve dhe nënave kudo që ishin, në vendet në zhvillim.

UNICEF u bë pjesë e përhershme e sistemit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1953. Sot UNICEF është organizata e vetme e sistemit të Kombeve të Bashkuara që i përkushtohet plotësisht, kudo në botë, zbatimit të të drejtave të fëmijëve për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje. Ai e merr mandatin e tij nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara; sidoqoftë, buxheti i tij në tërësi nuk varet nga Kombet e Bashkuara. UNICEF është themeluar tërësisht nga kontribute vullnetare nga qeveritë, fondacionet, korporatat, bizneset dhe individët.

Artikulli paraprakRAMA U URON DITË TË MBARË NDJEKËSVE ME NJË LAJM TË MIRË PËR GRATË
Artikulli tjetërRRUGA E THETHIT VIJON TË JETË E BLLOKUAR