Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i ka dhënë çmimin e karrierës ish-studentes së këtij universiteti Ardiana Jaku. Çmimi iu dorëzua nga rektorja e universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi e cila vlerësoi Ardiana Jaku për gjithë karrierën e saj në arsim, drejtim institucionesh dhe vitet e fundit edhe në politikë.

Nga ana e saj Jaku falenderoi për vlerësimin e dhënë universitetin e Shkodrës ndërsa tha se ky universitet ka potenciale të mëdha edhe në rajon.

Ardiana Jaku kreu studimet në universitetin e Shkodrës në vitet 2000-2004 në fakultetin e shkencave natyrore diplomuar me rezultate shumë të mira në degën bio-kimi.

Ardiana Jaku ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme në karrierën e saj nga mësuese në gjimnazin e Lezhës “Kolin Gjoka” për të vijuar me një sërë detyrash të tjera deri deputete në Kuvendin e Shqipërisë në këtë legjislaturë që po mbyllet.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META DEKRETON EMËRIMIN E KATËR GJYQTARËVE TË RINJ TË GJYKATËS SË LARTË
Artikulli tjetërOSHEE PËRGËNJESHTRON AKUZAT E PD-SË, ILIR BEQAJ: ASHTU SI HELIDONIN DHE ZEFIN, OSHEE E NXORRI RRENCAK