Ura e Bahçallëkut, një prej ndërtimeve më të rëndësishme në qytetin e Shkodrës sa i përket hyrje-daljeve në qytetin verior, po amortizohet nga dita në ditë.

Mbrojtëset anësore janë dëmtuar ndjeshëm në të dy anët e urës. Në një pjesë të urës ato mungojnë, ndërsa shfaqin rrezik për banorët e lagjes, kryesisht fëmijët e vegjël. Nga ana tjetër, panorama e krijuar pranë urës nuk është aspak e denjë për impaktin e parë të vizitorëve me Shkodrën.

Mbetje të shumta urbane janë hedhur në këtë zonë mjaft të rëndësishme të qytetit, ndërsa gjatë dimrit depozitimet e shumta përfundojnë në rrjedhën e lumit. Një tjetër problem i urës është mungesa totale e ndriçimit gjatë natës. Ndërkohë, trafiku i krijuar gjatë verës është është kthyer në shqetësim serioz për drejtuesit e mjeteve.

Këta të fundit detyrohen të presin për orë të tëra në radhët që zgjaten në disa kilometra. Trafiku i lartë është i papërballueshëm, pavarësisht se policia rrugore monitoron fluksin e shtuar prej ditësh. Përballë kësaj situatë që përkeqësohet nga dita në ditë, institucionet akoma nuk kanë ndërhyrë për të investuar në mirëmbajtjen e urës së Bahçallëkut. Investimi i fundit ishte një vit më parë, ku gjatë verës u bë vendosja e gominave në urë, e cila ishtë bërë e vështirë për t’u kaluar.

Artikulli paraprakSTRUKTURA E RE E “QEVERISË 2”
Artikulli tjetërSTINA E VERËS, RREZIKU PËR SËMUNDJET E LËKURËS