Shteti i Dominikës, në Karaibe, ka pësuar dëme të mëdha nga uragani “Maria”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Roosvelt Skerrit. “Kemi humbur gjithçka që mund të blejë paraja”, tha Skerrit në një postim në Facebook. Papritur, gjatë lëvizjes “Maria” fitoi fuqi duke u kthyer në një uragan potencialisht i rrezikshëm, përpara se të përplasej në ishull. Më herët, zyrtari kishte publikuar foto të çatisë së shtëpisë që tij që shkulej nga vendi për shkak të erërave të forta. “Shqetësimi im më i madh për në mëngjes është se do të zgjohemi duke dëgjuar lajme për dëme të mëdha dhe viktima të mundshme për shkak të rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga reshjet e dendura”, shkroi ai pasi i erdhën në ndihmë skuadrat e shpëtimit.

Ndërkohë, “Maria” po lëviz me shpejtësi dhe agresivitet njësoj si “Irma”, uragani që shkatërroi rajonin më herët gjatë muajit. Aktualisht ajo po lëviz me shpejtësinë maksimale prej 250 kilometra në orë dhe ka rënë në kategorinë 4 pasi goditi Dominikën. Megjithatë, sipas meteorologëve, ajo mund të fitojë fuqi sërish teksa po lëviz drejt Puerto Rikos dhe Ishujve të Virgjër.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E XHEPISTËVE SHQIPTARË, MAKTHI I TURISTËVE
Artikulli tjetërKANABISI? FLECKENSTEIN: ÇËSHTJE SERIOZE, JO VETËM VULLNET POR DHE PUNË