Çfarë bëni së pari kur ndjeni dhimbje koke? Ndoshta gjëja e parë që ju mendoni është të merrni një ilaç ose të shkoni në shtrat. Në vend që të përdorni ilaçe, hani rregullisht disa ushqime që janë provuar të jenë të mira për dhimbjen e kokës.

Susam: Ndoshta nuk e keni ditur, por farat e vogla të susamit janë një mini-bombë e vërtetë ushqyese dhe janë shumë të pasura me vitaminë E. Kjo ndihmon në balancimin e niveleve të estrogjenit dhe qetësimin e migrenës gjatë menstruacioneve. Në vend të aspirinës, është më mirë të spërkatni susam në sallatë ose ndoshta supë.

Patate e pjekur: Mund të lehtësojë dhimbjet e kokës, veçanërisht nëse keni konsumuar alkool një ditë më parë. Alkooli është diuretik dhe shkakton dehidratim dhe humbje të kaliumit. Ushqimet e pasura me kalium mund të lehtësojnë dhimbjet e kokës nga hangover, dhe patatet e pjekura me lëvozhgë janë të pasura me kalium dhe përmbajnë deri në 721 mg.

Shalqini: Dihet tashmë që dehidratimi shkakton dhimbje koke, ndaj është mirë të provoni një kombinim të frutave dhe perimeve që përmbajnë minerale esenciale si magnezi, sepse kështu mund të parandalojmë dhimbjen e kokës. Prandaj rekomandojmë koktejin me 200 gr shalqi, pak akull, gjysmë luge çaji mjaltë dhe pak xhenxhefil të grirë.

Artikulli paraprakDETAJE NGA AKSIDENTI NË LEZHË/ 24-VJEÇARI PO DËRGONTE NË SHTËPI TË FEJUARËN E VËLLAIT 16 VJEÇARE
Artikulli tjetërSA E PËRGATITUR ËSHTË TOKA PËR PËRPLASJEN E MUNDSHME TË NJË ASTEROIDI?