40 punonjës të uzinës së telave në Shkodër kanë protestuar para ambjenteve të kësaj uzine, pasi prej 5 muaj nuk marrin pagat.

Ato në mënyrë demonstrative kanë braktisur punën gjatë kësaj të marte, duke deklaruar se pa marrë pagat që i takojnë me ligj nuk i rikthehen punës. Ato janë shprehur të irrituar për këtë situatë duke deklaruar se familjet e tyre janë në veshtirësi të mëdha ekonomike dhe kjo që po ndodh është krejtësisht e padrejtë. Punonjësit thonë se janë ankuar edhe në institucionet përkatëse mbi gjendje e vështirë. Kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë sepse familjet e tyre kanë mbetur pa bukë.Ata shprehen se nuk mund të vazhdohet më kështu dhe se duhen marrë masa.

Edhe më përpara punonjësit kanë protestuar dhe shprehen se janë gënjyer dhe tashmë nuk do ta tolerojnë më dhe kërkojnë paratë e tyre që firma ia ka borxh. Pavarësisht kësaj kerkese e cila nuk është aspak e re për këtë firmë në Shkodër, qeveria shqiptare para dy muajsh ka nisur procedurat per heqjen e koncesionit për firmen turke që ka në menaxhim uzinën e telave në Shkodër, nisur edhe nga ankesat e punonjësve por edhe mos plotësimin e investimit nga firma që ka fituar koncesionin disa vite me pare

Artikulli paraprakAKSIONI I ARRSH PËR HEQJEN E REKLAMAVE
Artikulli tjetërZYRA PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI