Për herë të parë në Shqipëri krijohet skuadra e hendbollit për vajza.

Kjo skuadër është krijuar në Shkodër dhe ndryshe nga shumë ekipe të tjera përbëhet me vajza të shtëpisë së fëmijës, të komunitetit egjiptian dhe nga jashtë atij institucioni. Kjo nismë i përket drejtorit të shtëpisë së fëmijës Gëzim Mahmutaj, trajnerit Kujtim Matlija dhe organizatës “Shpresë për Botën” Trajneri Matlija tregon edhe synimet. Drejtuesi i organizatës “Shpresë për Botën” thotë se kjo skuadër do të shkojë larg. Vajzat e shtëpisë së fëmijës në Shkodër nuk kanë patur asnjë ide për hendbollin por gradualisht kanë arritur të formësojnë një skuadër që pritet të konkurojë denjësisht në kampionatin mes shkollave të Shkodrës.

Artikulli paraprakMEHMETAJ: PROGRAMET E NXITJES SË PUNËSIMIT, PUNËSOHEN 400 PERSONA
Artikulli tjetërXHUDO, XHOVANI SHKOZA MEDALJE TË ARTË NË DANIMARKË