Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka shkruar pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se është e nevojshme që të fillohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi tregon se sot ka patur një diskutim të mirë për Ballkanin Perëndimor, teksa është konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme.

Gjithashtu ai thekson edhe nevojën për të vijuar dialogun Kosovë-Serbi.

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI

Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Europian.

Sot diskutim i mirë Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme dhe për të rritur më tej angazhimin. E nevojshme për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për të vazhduar dialogun Beograd-Prishtinë.

Artikulli paraprakDITA KOMBËTARE E DREJTËSISË, RUÇI: REFORMA NË DREJTËSI ËSHTË E PAKTHYESHME DHE E PAPENGUESHME!
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË: 30 RASTE TË REJA DHE 4 HUMBJE JETE NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT