Kanë kaluar pothuajse 5 muaj që nga kjo deklaratë e zëvendësministrit të kulturës dhe ende varri i Kolë Idromenos në varrezat katolike të Rrmajit nuk ka përfunduar.

Vitin e kaluar ministria e kulturës akordoi një fond për restaurimin e atij varrit të Idromenos dhe Marubit për t’ia ndryshuar pamjen. Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar ish-drejtori i monumenteve Ervin Gjini akuzoi për punime të dobëta dhe humbje identiteti. Pas tij zëvëndës ministri Çuni u përgjigj se ajo është vetëm faza e parë se do vijohet me fazën e dytë. Në fakt janë bërë 5 muaj dhe varri i Kolë Idromenos pasi u lye fillimisht tashmë është zhveshur edhe njëherë totalisht duke e sjellë në gjendjen e mëparshme, kjo me shumë mundësi pasi është kuptuar se punimet fillestare janë bërë vetëm për të kaluar radhën. Kjo do të thotë se nuk ka patur një fazë të dytë siç u pretendua në fillim të nëntorit por është rikthyer në gjendjen e mëparshme varri i Idromenos për të nisur edhe njëherë punimet. Që nga ajo ditë po bëhen 5 muaj dhe restaurimi po ecën me ritme të ngadalta. Përpara varrit të Idromenos ndodhet edhe kjo tabelë e vendosur nga vetë ministria e kulturës që njofton se në nëntor të 2015-ës kanë përfunduar punimet. Në fakt jo vetëm se nuk kanë përfunduar siç tregon tabela por i janë rikthyer nga fillimi. Natyrisht që do të kalojë edhe një kohë e gjatë deri që të përfundohet totalisht sepse ndryshe nga hera e parë, këtë radhë ministria e kulturës nuk ka gabuar më dhe ka sjellë specialistët më të mirë të skulpturës dhe restaurimit që po merren me punimet për ta sjellë sa më origjinal varrin e Kolë Idromenos. Kolë Idromeno ishtë piktor, fotograf, skulptor dhe arkitekt që jetoi në vitet 1860-1939. Shumë ndërtesa publike mbajnë autorsinë e tij. Vepra e fundit është pikërisht varri i familjes së tij ndër të cilat edhe skulptura e këtij ëngjëlli që është në restaurimin e sipër bashkë me pjesën tjetër.

Artikulli paraprakOSHEE SYNON ULJEN E HUMBJEVE, PRITEN NDËSHKIME PËR PUNONJËSIT
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, BASHKIA PËRJASHTON POSTËN, PAGESA VETËM NË BANKË