Pas vdekjes së 23-vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiri në spitalin e Marsejës, ka ardhur reagimi i parë i ambasadës franceze në Tiranë. Përpara kësaj ambasade u zhvillua edhe një protestë-homazh nga Shoqëria Civile në kujtim të të riu, ku morën pjesë qindra qytetarë.

 

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ambasada e Francës i shpreh ngushëllime familjes për ngjarjen, ndërsa saktëson se ngjarja do hetohet. Sipas ambasadës, viktimës pritet t’i bëhet autopsia në ditët në vijim dhe do jetë pikërisht kjo ekspertizë e cila do saktësojë shkaqet që sollën vdekjen e të riut shqiptar i cili pas dhunës së dyshuar në burg, ra në gjendje kome.

Reagimi i ambasadës së Francës në Tiranë: “Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”.

Artikulli paraprakKAPET VRASËSI I POLICIT, NGA LAZARATI NË SHBA, PRANGOSET NGA FBI
Artikulli tjetërMASKAT GRABISIN PIKËN E KARBURANTIT, MARRIN XHIRON DITORE