Dy persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë grabitur mëngjesin e kësaj të diele një pikë karburanti në afërsi të Fushë-Krujës.

Sipas kallëzimit të bërë nga roja i karburantit, grabitësit kanë marrë 14 mijë lekëve, shumë kjo e xhiros ditore. Ai ka thënë se është kanosur nga autorët dhe nën shtrëngimin e armëve maskat kanë bastisur arkën e karburantit. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak. Më datë 24.12.2017, roja i një karburanti në rrugën e Rinasit ka bërë kallëzim pasi dy persona të maskuar dhe dyshuar me armë zjarri me anë të kanosjes i kanë marrë rreth 14 000 lekë të xhiros.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakVDEKJA E FLORENCIT, AMB.FRANCEZE: HETIM SHKAQEVE TË TRAGJEDISË AUTOPSIA DO ZBULOJË RRETHANAT
Artikulli tjetërEMIGRANTËT VIJNË PËR FESTAT, FLUKS NË PIKAT KUFITARE TOKËSORE E DETARE