Aimon dhe Aiyawatt Srivaddhanaprabha, bashkëshortja dhe djali i pronarit të klubit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha,

kanë vizituar stadiumin “King Power “për të kryer homazhe dhe lënë një tufe me lule për nder të biznesmenit që vdiq në rrëzimin tragjik të helikopterit të së shtunës.

Pronari i klubit të Premier League po largohej nga stadiumi pas një ndeshjeje kundër West Ham-it kur avioni pësoi një defekt dhe u rrëzua në parkingun e makinave.

Gjithsej, pesë viktima dhe homazhe u dërguan nga e gjithë bota, ndërkohë që shumë mbështetës kanë vendosur lule dhe fanella të skuadrës së “dhelprave” në vendin ku ndodhi përplasja.

Artikulli paraprakITALIA PËRFSHIHET NGA MOTI I KEQ, PESE VIKTIMA
Artikulli tjetërHETIMET NË ITALI PËR TAHIRIN, E PUSHIMI I ÇËSHTJES, PUBLIKOHEN DOKUMENTET