Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgjet greke. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në burgun e Patras, por është mbajtur e fshehur nga institucionet greke, thotë gazetari Shpëtim Zinxhiria.

Ai thekson se viktima është një 55-vjeçar me iniciale K.B nga qyteti i Fierit, i cili kishte dy vite që ndodhej në burg me akuzën për lënde narkotike. Familja ka tërhequr trupin e pajetë dhe sot e ka varrosur ne Shqipëri.

“Tre muaj më parë nga burgu i Koridallos ku ishte para se të cohej në atë të Patrës në një intervistë që edhe është publikuar me audio më tregonte se si dënohen shqiptarët në këtë vend, si i trajtojnë duke u mbështetur vetëm në faktet e policisë.

Kërkonte një avokat… gjë që nuk u bë, pasi gjeti vdekjen në burg. Të gjesh paqen e përjetshme në atë botë o Kaso! Të gjej atë paqe që nuk e gjeti ne këtë botë…” shkruan ai. Në burgjet greke kanë humbur jetën disa shqiptarë si pasojë e përplasjeve.

Artikulli paraprakZJARRET, ÇAKO: BASHKITË TË RRISIN KOSHIENCËN, MOS PRESIN GJITHÇKA NGA EMERGJENCAT
Artikulli tjetërMBROJTJE PERSONALE PËR GJYQTARËT DHE PROKURORËT E SPAK DHE BYROSË SË HETIMIT