Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me pozicionimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit.

Erion Veliaj në twitter e thotë se është e turpshme që Presidenti përkrah prishjen e këndit të lojërave për fëmijë dhe nuk harron t’i thotë kreut të shtetit se është qytetari më i priveligjuar në Shqipëri, pasi jeton në mes të parkut. “Sa turp që do t’u prishë parkun fëmijëve! Nishani i vetmi shtetas që jeton me vilë në Park e eskortë në pedonale! Bota ka parë kryetar bashkie të dojë të bëhet President, por President të bëhet kryetar bashkie veç Tirana po sheh!”, shkruan Veliaj në Twitter. “Lodrat do bëhen! Nëse Nishani ka vilë në Park, edhe fëmijët do kenë këndin. 200,000 fëmijët e Tiranës vlejnë më shumë se urdhrat e Partisë Demokratike, i dashur President”, përfundon Veliaj.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRRËZIMI I HELIKOPTERIT, KODHELI MESAZH NË FACEBOOK
Artikulli tjetërMBLIDHET KRYESIA E KUVENDIT, JA KUSH PRITET TË PËRJASHTOHET