Kostoja e pushimit në Velipojë është rritur nga viti në vit, ndërsa sipas turistëve është mjaft e lartë.

Pushuesit nga Kosova, ata që më së shumti zgjedhin plazhet e veriut të vendit gjatë sezonit turistik, e shohin me shqetësim rritjen e çmimeve për akomodimin apo produktet bazë. Ndërkohë, sa i përket menaxhimit dhe cilësisë së plazhit, pushuesit shprehen të kënaqur. Vit pas viti, Velipoja është kthyer në një nga plazhet më të preferuara në vend.

Noti dhe zhytja nën ujë janë ndër sportet ujore kryesore, ndërkohë shëtitjet me varkë apo me biçikleta janë disa nga mundësitë e shumta turistike të Velipojës në plazhin me gjatësi rreth 14 km. Shëtitjet në natyrë janë pjesë e argëtimit të paradites ose pasdites, ndërsa darkat I lënë vendin muzikës në klubet e natës.

Artikulli paraprakRUS, LARGOHEN SËRISH TREGTARËT AMBULANTË
Artikulli tjetër“9 JANARI”, RAMËS I KËRKOHET HETIM