Maqedonia ka përzgjedhur kryetarët në 46 komuna dhe në qytetin e Shkupit, teksa 34 komuna të tjera të vendit do t’i drejtohen raundit të dytë të zgjedhjeve në 29 tetor.

LSDM ka siguruar fitore në 39 komuna, ndërkohë që VMRO-DPMNE zhgënjeu me fitoren në vetëm 3 komuna në raundin e parë. BDI-ja e Ali Ahmetit siguroi udhëheqjen në 2 komuna. 46 komuna dhe qyteti i Shkupit kanë zgjedhur kryetarët e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, ndërsa 34 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë për të mësuar udhëheqësit e tyre vendorë për 4 vitet e ardhshme.

Bazuar në rezultatet e para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, LSDM rezulton fituese në 39 komunave, përfshi këtu Shkupin, Ohrin, Strumicën, Kumanovën, Manastirin etj. VMRO-DPMNE ka mundur të fitojë vetëm në 3 komuna në raundin e parë, duke shënuar kështu një rezultat zhgënjyes, ndërkohë që kjo parti kryeson në 6 komuna ku do të votohet në raundin e dytë. BDI-ja e udhëhequr nga Ali Ahmeti fitoi në këtë raund të parë Kërçovën dhe Pllasnicën, duke dhuruar rezultatin më të mirë në rradhën e partive shqiptare.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në nivel republike ka qenë rreth 60%, ndërkohë që edhe numri i fletëve të votimit të shpallura të pavlefshme ka qenë rreth 45,000. Raundi i dytë i lokaleve do të zhvillohet më 29 tetor në komuna si Tetova, Gostivari, Struga, Dibra, Çairi etj.

Artikulli paraprakSHISTE KOKAINË, NË PRANGA 35 VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET AUTOMJETI NË VLORË