Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se “rreth orës 04:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonate se në lagjen “24 Maji”, është djegur një mjet”.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet policore të cilët kanë konstatuar mjetin tip Mercedes Benz me targë AA 131 RX të djegur plotësisht. Sipas bluve makina e djegur është në pronësi të shtetasit A.L., 30 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e plotë të djegies së këtij mjeti. 

Artikulli paraprakVENDORET NË MAQEDONI, RAUNDI I DYTË NË 34 KOMUNA ZHVILLOHET NË 29 TETOR
Artikulli tjetërBASHA: SAIMIR TAHIRI I LIDHUR ME HABILAJN E NAKORTRAFIKUT, TË ARRESTOHET