Gjendja është alarmante në Venecia, qyteti-lagunë rrezikon përmbytjen në më shume se 70% të sipërfaqes së tij nëse niveli i ujit mbërrin 155 centimetrat, që do të ishte një ndër më të lartit e regjistruar këto 50 vitet e fundit.

Situata duket nuk ka për tu përmirësuar deri të mërkurën, kur pas një tkurrjeje, vala e baticës do të rikthehet sërish. Autoritetet lokale kanë vendosur të mbyllin për dy ditë, çerdhet dhe kopshtet në qendrën historike të Venecias, edhe pse disa prej objekteve më të frekuentuara prej turistëve, do të qëndrojnë të hapura.

“Situata është vërtet alarmuese”, pohoi Alvise Papa, përgjegjësi qendrës së baticave.
Shumë do të varet sipas tij, nga niveli i erës.

“Dihet”, thotë shtypi vendas, “se armiku i madh i Venecias, në raste të tilla, është shiroku”.
Çfarë ndodh kur shënohet një baticë prej 155 centimetrash? Në një rast të tillë, pjesa më e madhe e qytetit mbulohet nga uji, edhe pse disa zona me akses publik mbeten të hapura.

Kapërcimi i nivelit një metër e gjysmë do të krijonte një gjendje vërtet shumë e rëndë, thonë autoritetet. Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, çka ai u cilësua asokohe si një “event biblik”.

Artikulli paraprakEKSTRADIMI I TË KËRKUARIT NGA ITALIA MBLEDH GJYKATËN E LARTË
Artikulli tjetërAVIONI ME DROGË NË DIVJAKË, EKSTRADOHET NGA BELGJIKA KRISTJAN DEMÇE