Policia e Dibrës i ka ardhur sot në ndihmë dy grave shtatëzëna të cilat mbetën të bllokuara në borë në aksin Maqellarë- Bulqizë, si pasojë e motit të keq.

Njëra prej tyre është shpëtuar nga shërbimet e policisë duke kaluar përmes vendkalimit kufitar Bllatë – Dibër e Madhe -Qafë Thanë – Tiranë, kur po transportohej me autoambulancë për të lindur në Tiranë. Ndërkohë, gjatë orës së pasdites, uniformat blu i kanë ardhur në ndihmë një tjetër nëne shtatzënë duke e transportuar drejt Spitalit të Peshkopisë me automjetin e Policisë Kufitare Bllatë.

“Në aksin rrugor Maqellarë-Bulqizë në vendin e quajtur “Maranicë”, një borë-pastruese, duke pastruar rrugën, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal, duke bërë kështu bllokimin e këtij aksi rrugor. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Polcisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, të strukturave të pushtetit vendor si dhe të Drejtorisë së Rrugëve, me ndihmën e fadromave dhe të një borëpastrueseje tjetër, u bë e mundur që pas disa orë pune, të zhbllokohej ky aks rrugor,” njofton Policia e Dibrës.

Policia i bën apel të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e saj.

Artikulli paraprakJA CILAT ISHIN MAKINAT E POLICISË SHQIPTARE NË VITIN 1913
Artikulli tjetërIZOLOHET VERIU, HETIM PËR FIRMAT KONTRAKTUESE