Lezha dhe Shkodra, një ndër zonat më problematike përsa i përket përmbytjeve po përgatiten për stinen e reshjeve.Prej fillimit të veres, po punohet në pastrimin e kolektoreve në zonat me problematike të rajonit të veriut.Ndërhyrjet po realizohen nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë, ku është vendosur në punë e gjithë flota e eskavatoreve që disponon kjo ndërmarrje.

Këto ndërhyrje japin garanci për shmangien e përmbytjeve në zonat fushore ku ka patur probleme gjatë viteve të kaluara, thotë Drejtori Rajonal i Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë Nikolin Prendi.

Aktualisht po punohet në pastrimin e Lumit Drin në afersi të fshatit Balldre, si dhe në disa kolektore te tjere kullues në territoret e Bashkive Lezhë, Shkoder dhe Vau i Dejes.

Artikulli paraprak“SOT NË DARKË MCGONIGAL DORËZOHET PARA DREJTËSISË”, BERISHA: KA PRANUAR FAJIN PËR DOSJEN SHQIPTARE, PROVOI FAJËSINË E RAMËS
Artikulli tjetërAKSIDENTET, BILANC “LUFTE” NË LEZHË