Gjatë ditës së hënës është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës Aurel Ndoj, pasi ishte shpallur në kërkim, për plagosje në bashkëpunim të dy vëllezërve Ervin dhe Durim Tahiri, 30 dhe 27 vjeç. Ndoj akuzohet për plagosje në Velipojë në datën 19 maj të 2017. Pas 10 muajsh në kërkim Aurel Ndoj ka zgjedhur të vetëdorëzohet duke pranuar pjesëmarrjen në plagosjen e dy vëllezërve Tahiri në Shkodër.

Me 19 Maj të 2017-es, në Velipojë u plagosën me armë zjarri dy vëllezërit Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri 24 vjeç. Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur ngjarjen duke vënë në pranga vëllezërit e plagosur, me banim në fshatin Mali Kolaj, Njësia Administrative Velipojë, dhe Besnik Ndoj, 35 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re të Velipojës.

 Katër të dyshuarit janë konfliktuar me armë zjarri dhe mjete të forta, midis tyre, ku si pasojë e konfliktit janë plagosur me armë zjarri Ervin Tahiri i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Durim Tahiri i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, së bashku me dy krehër me 42 fishekë.

Artikulli paraprak“KRYQËZIMI I VDEKJES” 1 VDEKUR 4 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërQYTETARËT E SHKODRËS, MBIFATUROHEN NGA OSHEE