Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një aksident me vdekje në lagjen nr.15 të Spitallës dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga ky aksident i rëndë, humbi jetën 36-vjeçari E.H. teksa udhëtonte me biçikletë dhe u përplas nga një makinë ‘Renault Megane’ që drejtohej nga 52-vjeçari, S.B i cili sipas policisë është vetëdorëzuar paraditen e sotme dhe më pas i janë vënë prangat.

52-vjeçari akuzohet për veprat penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Artikulli paraprak5 TË ARRESTUAR NGA OPERACIONI ANTI-KONTRABANDË, MES TYRE 1 DOGANIER DHE 3 PUNONJËS TË POLICISË KUFITARE
Artikulli tjetërI PËRFUNDOI KONTRATA ME SHQIPËRINË, REJA MUND TE MARRE DREJTIMIN E NAPOLIT