Një 20 vjeçar i plagosur është paraqitur për mjekim në spitalin e Fier. Roel Yzeiri, banues në Fier dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në kokë. Ngjarja ka ndodhur mesditen e së dielës ( 7 janar) në banesën e të riut.

“Në datën 07.01.2018, rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga familjarët për të marrë mjekim shtetasi R.Y, 20 vjeç, banues në Fier. 20-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur në banesë me armë zjarri në kokë,”-raporton policia. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton shkaqet.Pas disa oresh ,20 vjecari mesohet te kete humbur jeten.

Artikulli paraprak“DEKLARAT E KLERIKUT, DËSHTIM I DIPLOMACISË”
Artikulli tjetërSHPËRTHIM ME TRITOL NË VLORË