Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sukth të Durrësit. Mësohet se një punonjëse policie i ka dhënë fund jetës, në rrethana ende të panjohura.

 Sipas të dhënave të para mësohet se efektivja e policisë e identifikuar si P.Shahini, 23 vjeç ka vrarë veten me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në katund Sukth, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk ka detaje për rrethanat.

“Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet që e detyruan të renë të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I BASHËS, 18 QERSHORI DREJT KOLEGJIT ZGJEDHOR
Artikulli tjetër“VARREZAT E DËSHMORËVE”, BANORËT KËRKOJNË INVESTIME