Kjo deklaratë e kryebashkiakes Voltana Ademi pak ditë më parë për rikontruktimin e rrugës që lidh fshatrat Bardhaj e Bardhanjor me Njësinë Administrative Gur i Zi, ka bërë që banorët pranë varrezave të dëshmorëve në Shkodër të ripërsërisin kërkersat e tyre për rrugë dhe shërbime.

Këta të fundit flasin të zhgënjyer nga premtimet e shumta, duke thënë se prej 27 vitesh nuk janë përfshirë në investimet e Bashkisë Shkodër. Banorët kërkojnë më shumë vëmendje dhe ndërhyrje në rrugën e amortizuar të fshatit duke thënë se është një aks me gjatësi vetëm 3.5 km.

Zona përreth varrezave të dëshmorëve vijon të mbetet një territor thuajse informal, pasi një pjesë e madhe e banorëve nuk kanë arritur akoma që të marrin dokumentacionin e nevojshëm për tokat dhe banesat e tyre. Aty jetojnë rreth 85 familje me mbi 300 banorë.

Artikulli paraprakVETËVRITET ME ARMËN E SHËRBIMIT PUNONJËSJA E POLICISË
Artikulli tjetërUJËSJELLËSAT FSHAT, PËRFUNDON MARRJA NË DORËZIM