Vetingu, gjyqtarët e prokurorët detyrohen të spiunojnë njëri-tjetrin. Prokurorët dhe gjyqtarët e vendit do ta kenë takimin e parë me vetingun me plotësimin e disa formularëve të cilët do të shërbejnë si provë në vijimin e mëtejshëm të verifikimit.

Formulari më i rrezikshëm është ai i verifikimit të pastërtisë së figurës, i cili, ndër 24 pyetje pikante, më kryesorja është ajo e domosdoshmërisë për të spiunuar të gjitha rastet kur kolegët e tyre gjyqtarë dhe prokurorë kanë lidhje me krimin ose që janë të korruptuar. Procesi i vetingut do të jetë i ngjashëm më atë të dekriminalizimit për nga procedura që do të ndiqet për bërjen e tij. Së pari, prokurorët dhe gjyqtarët do të duhet të plotësojnë nga 4 formularë me pyetje rreth tyre, dhe më pas do të bëhet përmes strukturave të vetingut verifikimi i këtyre informacioneve.Në rast se ata rezultojnë të kenë gënjyer gjatë deklarimit, kjo përbën një arsye për skualifikimin e tyre nga gara.Formulari i parë zhvilloj një pyetësor mbi aftësitë profesionale, nëpërmjet të cilit gjyqtari apo prokurori jep të dhëna për ecurinë e çështjeve që ka patur në ngarkim 3 vitet e fundit.I dyti është formuari për deklarimin e pasurisë, që autorizon institucionet vendasve dhe vëzhguesit të verifikojnë çdo të dhënë pasurie të vetë personit dhe të familjarëve të tij, që përcaktohen me ligj. Në këtë formular është interesante harta e gjerë e familjarëve, nga kushërinjtë deri në brez të katërt, deri tek krushqia në brez të dytë.Formulari i tretë nuk është i i detyrueshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që do të duan të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, por vetëm për kandidatët që do të aplikojnë për 21 vendet e organeve që do të bëjnë “Vetingu”-n e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pyetësori më i nxehtë dhe më i rrezikshëm për gjyqtarët, duket se është ai mbi pastërtinë e figurës dhe lidhjet me krimin. Ky formular përmban 24 pyetje të cilat në çdo rast do të tendosin kthjelltësinë e prokurorëve e gjyqtarëve përpara se të përgjigjen. Pyetësori është ndarë në 5 kapituj: të dhënat identifikuese, të dhënat e vendbanimit, të dhënat për arsimin dhe kualifikimin, të dhënat për punësimin dhe të dhënat për sigurinë.

Artikulli paraprakRREZIKU NGA TERMETET,SHQIPERIA E 43-TA
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “ENCIKLOPEDIA E SPORTIT SHKODRAN