Vettingu,DSIK kërkesë për skanimin e figurës së gjyqtarëve

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka kërkuarskanimin e krerëve të drejtësisë që do të kalojnë të parët në sitën e vettingut. Ata i kanë dërguar një kërkesë Prokurorisë, në të cilën kërkojnë të verifikohet nëse, në formularët e dekriminalizimit të dërguar prej krerëve të drejtësisë, a kanë ndonjë proces hetimor të hapur apo është duke u kryer ndonjë procedim penal. Një verifikim standard ky në kuadër të procesit të vettingut, për të garantuar pastërtinë e figuarve të tyre. Dosjet më pas do t’i dërgohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, të cilët do të zhvillojnë procesin të asistuar ngushtësisht nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit. Ndërkohë të njëjtën gjë ka nisur prej pak ditësh edhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i cili në bashkëpunim me Zyrën e Hipotekave po hetojnë për të zbuluar nëse gjyqtarët apo prokurorët kanë pasuri të paluajtshme të padeklaruar. Procedura do të kërkojë kohë, por besohet se informacionet e duhura do të jenë gati deri në fund të vitit, kur edhe godina e punës së institucioneve të vettingut të ketë mbaruar restaurimin Procesi i vettingut do të fillojë në shtator ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do të kalojnë në filtrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, të asistuar ngushtësisht nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Artikulli paraprakZJARRI RREZIKON DJEGIEN E MASIVIT PYJOR
Artikulli tjetërTURISTI BULLGAR VJEN PËR PUSHIME NË SHQIPËRI, POR PËRFUNDON NË BURG