Analisti Afrim Krasniqi ka dyshime të forta nëse do të arrihet që në Shqipëri të bëhet Vettingu në politikë sepse sipas tij drejtuesit e lartë duhet ta fillojnë nga vetja e tyre.
Lidhur me krizën në Partinë Demokratike, Basha-Berisha, analisti Krasniqi shprehet se e vetmja zgjidhje është dialogu sepse në të kundërt do jetë një dhuratë për qeverinë dhe Edi Ramën.

Kriza mes Bashës dhe Berishës brenda PD është një luftë për biznesin sepse sipas analistit Krasniqi biznesi më fitimprurës në Shqipëri është politika.

Në 6 bashkitë në të cilat pritet që të ketë zgjedhje të parakohshme kjo luftë brenda PD mes Bashës dhe Berishës mund të bëjë që të kemi nga dy kandidatë të djathtë, gjë e cila mund të bëjë që edhe në bashki si ajo e Shkodrës të fitojë PS.

Pasi Gjykata Kushtetuese të bëjë zbardhjen e plotë të certifikimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, pritet që Presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve lokale të parakohshme vetëm për 6 bashki të vendit, mes të cilave edhe bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I NXËNËSVE NË SHKOLLËN “KOLË MARGJINI”
Artikulli tjetërANA E MALIT, “ZBRAZEN” SHKOLLAT, NË ZUES VETEM 8 NXËNËS