Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij “Big Brother” e cila i ka surprizuar të gjithë. Ajo tregoi se përveç asaj vajzës super seksi të kopertinave, është edhe një vajzë shumë e dashur, e çiltër dhe që argumenton mirë dhe pse nuk flet mirë shqip. Meqënëse jemi këtu, mënyra si ajo flet në gjuhën shqipe është qershia mbi tortë e këtij formati.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një video ku në shtëpi luhet kënga Dale e Ledrit, Kidës dhe Butrintit. Këtë të fundit duket se modelja e ka shumë qejf mirëpo i ka ngatërruar paksa emrin. “Batriti, Betriti, Betrinti, Betruti Betrunti”- thotë Beniada teksa video na shkriu të gjithëve gazit.

Kjo video sigurisht është parë edhe nga këngëtari i cili ka reaguar sot në Instagram. “Betrini, Betrinti, Betrunti!”- shkroi ai në një status në Instastory. Dhe më pas e pasoi nga një tjetër vetëm me emoji duke qeshur me lot dhe me zemër.

Ky moment kaq duket se ka bërë për të qeshur edhe Butrintin i cili nuk mund të reagonte në një mënyrë më epike dhe të bukur se kaq.

Artikulli paraprakOLSA MUHAMETI DHE BORA ZEMANI DO TË LARGOHEN NGA “PËRPUTHEN”? AUTORJA REAGON PËR HERË TË PARË PAS THASHETHEMEVE
Artikulli tjetërDHJETËRA DEVE SKUALIFIKOHEN NGA KONKURSI I BUKURISË SE KISHIN BOTOX