Një banesë është grabitur mbrëmë ku hajdutët kanë arritur që të marrin një televizor Samsung bën të ditur policia.

Ngjarja është shënuar mbrëmë rreth orës 22.00 në lagjen “Arra e Madhe” ku pre e grabitjes ka rënë banesa e një pedagogeje të fiskulturës në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.Autorët e dyshuar duke shfrytëzuar rastin që në shtepi nuk ndodhej asnjë nga pjesatërt e familjes kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në banesë.Ata kanë arritur që të vjedhin vetëm një televizor. Burime nga policia e shkodrës thanë se denoncimi është bërë nga kryefamiljarja e cila kur është kthyer në shtëpi ka parë xhamin e dritares së thyer.Në kallëzimin që shtetasja në fjalë ka bërë pretendon se i është marrë vetëm një televizor dhe asgjë tjetër.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët nisën hetimet.Deri tani policia nuk ka arritur që të arrestojë autorët të cilët kanë shfrytëzuar edhe errësirën për tu larguar.Thuajse cdo natë forcat e policisë së rëndit kryejnë aksione për kapjen e personavë në kërkim dhe të personave që konsumojnë vepra të ndryshme penale.Por edhe pse me të gjithë këto kontrolle duket se hajdutët nuk i janë trembur këtij fakti..

Artikulli paraprakNGJARJE E RËNDË NË TIRANË, DJALI VRET BABANË E TIJ
Artikulli tjetërZJARRI PERFSHIN KAPITENERINE E PORTIT TE SHENGJINIT