Vidhet një turist çek, ndërsa prangoset hajduti.
Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku mësohet se turisti të huaji është vjedhur celulari në makinë.

Policia lokale ka arritur të identifikojë dhe prangosë autorin
Njoftimi i Policisë së Pogradecit

Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 32 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim”).

Ai dyshohet se në fshatin Niçë ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S. S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular.

Me të marrë njoftimin, Policia lokale organizoi shërbimet dhe bëri kapjen e autorit në flagrancë, si dhe gjeti celularin e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakJU MORI NGA 250 € DHE I LA NË MES TË RRUGËS, KAPEN 6 KURDË, MES TYRE DY FËMIJË E NJË GRUA
Artikulli tjetërTERMETET KRYESORE QE KANE GODITUR SHKODREN